Kurti dhe ministri Kransiqi vizitojnë komunën e Klinës dhe Pejës

06:56 | 7 Nëntor 2023
K.B

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku më ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal,  Elbert Krasniqi do të zhvillojnë vizita në komunën e Klinës dhe Pejës.

Sipas njoftimit, në Klinë do vënë gurthemelin  te projekti “Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës, shkruan Arbresh.info.

Kjo vizitë do të zhvillohet nga ora 12:30 deri në orën 12:50.

“12:30-12:50 – Vizitë te projekti ‘Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes‘, projekt i bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Klinës (vënia e gurthemelit); Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkaq në Pejë, në orën 14:30-14:45,  Kurti dhe ministri Kransiqi do të vizitojnë  përfituesi nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në Komuna z.Muzafer Palamar  në fshatin Vitomericë.

Në këtë fshat do kryeministri Kurti do të vizitojë edhe një tjetër përfitues nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitet jo-shumicë në, z.Sefer Hagjijaj.

“Pjesmarrës: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme