Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ministrin për Turizëm të Izraelit, Haim Katz.
Kryeministri i uroi ministrit Katz mirëseardhje në Kosovë, ku po zhvillon një vizitë treditore, dhe e falënderoi për mbështetjen e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me mënyrat e bashkëpunimit, sidomos në fushën e turizmit dhe shkëmbimit të përvojave dhe mbi mundësinë dhe arsyeshmërinë e hapjes së një lidhje direkte ajrore sezonale Tel Aviv – Prishtinë, si dhe për format e lehtësimit të udhëtimit të qytetarëve në drejtim të të dy vendeve, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë bisedës, kryeministri foli gjithashtu edhe për punën e qeverisë dhe arritjet kryesore, por edhe për potencialin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të cilat vendosën marrëdhënie diplomatike në shkurt të vitit 2021.”, thuhet në njoftim.
Ministri Kazt, u shpreh falënderues për takimin dhe për mikpritjen që e ka përjetuar gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë.
Gjithashtu u shpreh i kënaqur me vendet dhe lokalitetet kulturore, arkeologjike e historike që Kosova ka, e të cilat do të mund të tërheqin vëmendjen e interesimin e vizitorëve nga Izraeli, dhe qe i gatshëm që të ndajë me Kosovën praktikat më të mira në turizëm.
Ai tha se është optimist se në një të ardhme të afërt Kosova do të bëhet destinacion i vizitorëve izraelitë.
Në këtë takim Kurti shoqërohej nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shtetin e Izraelit, Ines Demiri.
Ndërkaq ministri Katz shoqërohej nga Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tammy Ziv dhe ambasadori Peleg Leëi, njëherësh këshilltar i ministrit Katz./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...