Google ADS

Kurti takim me Mickoskin, ritheksohet angazhimi i përbashkët për anëtarësim në BE

18:40 | 18 Nëntor 2024
E.G

Para fillimit të mbledhjes së dytë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi sot një takim tête-à-tête me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Sipas njoftimit, kryeministrat diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësisë së organizimit të kësaj mbledhjeje të dytë në nivel ndërqeveritar, shkruan Arbresh.info.

U vlerësua bashkëpunimi i dyanshëm dhe vullneti për fuqizimin e tij në fusha me prioritet e interes të përbashkët, i cili po dëshmohet edhe me arritjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në arsim e energji dhe protokolli teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve.

Në këtë takim u ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i përbashkët në rrugën drejt Bashkimit Evropian, rëndësia e avancimit të të dy palëve në këtë proces dhe në rastin e Kosovës anëtarësimi në NATO gjithashtu./Arbresh.info/

Të ngjashme