Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi kanë takuar kryetarët e qendrave dhe administratorët e kësaj partisë.
Gjatë takimi u diskutua për situatën politike dhe sfidat që e presin vendin siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me Contur Global.
Njoftimi i plotë i VV-së:
“Kryetari, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ Kurteshi takojnë në takime të ndara administratorët dhe kryetarët e Qendrave
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan në dy takime të ndara fillimisht administratorët e më pastaj edhe kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në këto takime u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë.
Poashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me Contur Global, etj”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...