Kurti dhe Kryeministri i Grenadës zhvilluan takim bilateral

21:43 | 27 Shtator 2024
R J

Takimet në New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell.

Në këtë bashkëbisedim të parë të tyre, kryeministri Kurti fillimisht shprehu mirënjohjen e Kosovës për qeverinë e Grenadës e cila e kishte njohur shpalljen e pavarësisë 11 vjet më parë pikërisht gjatë Javës së Takimeve të Larta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit u shpreh interesimi i përbashkët rreth mundësive që çojnë drejt bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, investimeve të huaja, dhe promovim të turizmit.

U diskutua edhe për rolin dhe rëndësinë që diaspora ka për të dy vendet, reformat në arsimin dhe nevojën e lidhjes së arsimit me tregun e punës. Të dy kryeministrat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në mbështetje të njëra-tjetrës përballë sfidave globale.

Me qëllim të konkretizimit të këtyre mundësive për bashkëpunim, kryeministri Kurti e ftoi në Kosovë për vizitë një delegacion të nivelit të lartë për të hulumtuar potencialin e fushave me interes të përbashkët.


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme