Kurti dhe Gërvalla takojnë në New York, Kardinalin Pietro Parolin

14:40 | 28 Shtator 2024
K.B

Kryeministri i vendit Albin Kurti, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla takuan në New York Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Takimi u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takuam Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në Nju Jork”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme