I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritet të vijë nesër në Kosovë.
Ai do ta zhvillojë një drekë pune së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi pritet të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajcak”, tha Kryeziu.
Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.
Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...