Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në një ceremoni të organizuar në Kryeministri, nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra.
Të pranishëm ishin edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim krijimin e një kornize të favorshme ligjore, struktura për menaxhim afatgjatë dhe marrëdhënie funksionale ndërmjet hisedarëve dhe institucioneve për të promovuar bashkëpunimin dhe reformat në sektorin e ujërave dhe për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë sektorët e popullatës.
Ndikimi i kësaj mbështetjeje do të rris qasjen për popullatën e Kosovës në burime ujore (të planifikuar, rregulluar dhe mbikëqyrur) mbarështetërore dhe menaxhim të burimeve ujore (furnizim me ujë, kanalizime dhe ujitje).
Para nënshkrimit të memorandumit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Kolly patën një bisedë të gjatë, ku ambasadori Kolly ritheksoi mbështetjen e Zvicrës për Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit. /arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...