Puna dhe të arriturat kryesore të 100 ditëve të Qeverisë ishin tema kyçe e takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.
Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për progresin e shënuar në këta tre muaj, që ka hedhur bazat për reforma afatgjata dhe shtet të drejtë e zhvillimor.
Formalizmi gradual i ekonomisë dhe intervenimet përmes pakos financiare për ringjallje ekonomike u veçuan si faktorë kryesorë të rritjes së të hyrave buxhetore për 30%, rritjes së aktivitetit ekonomik për 15% dhe eksportit për 66%, shkruan arbresh.info.
U vlerësua përmirësimi i dukshëm i situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe sigurimi i dy milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës.
Kryeministri falënderoi ambasadorin Szunyog për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian.
U diskutua për Procesin e Berlinit dhe perspektivën e Kosovës dhe rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.
Gjatë takimit u bisedua edhe për sektorin e energjisë në vend, riparimet e nevojshme të termo-elektranave, si dhe prioritetet dhe përkushtimin ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë./arbresh.info/
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...