Google ADS

Kurti dhe Abazoviq nënshkruajnë nesër marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes Kosovës dhe Malit të Zi

21:45 | 13 Prill 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret nesër në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media.

Takimi zhvillohet në orën 09:00, te Ndërtesa e Qeverisë.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme