Kurti dhe Abazoviq diskutuan për bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

17:27 | 14 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë zhvilluar një takim të përbashkët në kuadër të në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithë përfshirjes në Evropë” që u mbajt në Shkup.

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, thuhet se Kurti e Abazoviq, kanë diskutuar për bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Poashtu u diskutua dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Kryeministri Kurti falënderoi Abazoviqin për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike nëpërmjet ndarjes së përvojave dhe njohurive.
Në takim u bisedua veçanërisht për agjendën reformuese dhe për bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që siç u tha, duhet luftuar bashkërisht në të dy anët kufirit.
U diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe heqjen e barrierave që pengojnë zhvillimin më të madh ekonomik dhe investimet në të dy vendet”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme