Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e së martës.
Me anë të një postimi në X, Kurti ka dënuar këtë agresion teksa tha se rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, shkroi Kurti./Arbresh.info
We are deeply concerned about today’s missile attack by Iran on Israel, in which around 200 missiles were launched, and join other governments in condemning this aggression. A year after the October 7th Hamas terrorist attacks, the ongoing rise in violence is alarming. We support…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2024
Lexo edhe: