Kurti dënon sulmin iranian ndaj Izraelit: Akt i paprecedent, përbën rrezik të madh për destabilizimin e rajonit

10:48 | 14 Prill 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Me anë të një postimi në X, Kurti tha se ky akt i paprecedent përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit.

“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme