Kurti dënon masakrën ruse në Bucha të Ukrainës: Autorët duhet sillen para drejtësisë

11:09 | 4 Prill 2022
S D

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar liderëve të tjerë shtetërorë që kanë dënuar masakrën ruse në Bucha të Ukrainës.

Ai ka shkruar se autorët duhet sillen para drejtësisë dhe Rusia të mbajë përgjegjësi.

Kurti shkroi të hënën në Twitter se varret masive, njerëzit e vrarë brutalisht dhe shtëpitë e djegura, janë skena të njohura nga regjimet gjenocidale.

“Varret masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale”, shkroi Kurti./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme