Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammara Ziv, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbështetjen e tij ndaj vendit të saj pas sulmeve me raketa nga Irani.
Ziv falënderimin e bëri në gjuhën shqipe në platformën “X”, raporton Arbresh.info.
“Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. Albin Kurti”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, të martën mbrëma, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e së martës.
Me anë të një postimi në X, Kurti ka dënuar këtë agresion teksa tha se rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, shkroi Kurti./Arbresh.info/
Ju faleminderit ngrohtësisht për mbështetjen tuaj të çmuar, Shkëlqesia Juaj Kryeministër z. @albinkurti.#Israel #Kosova
🇮🇱 🤝🇽🇰 https://t.co/q6hqtxHZ0b— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 1, 2024
LEXO EDHE
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...