Kurti deklarohet për shpenzimet enorme të deputetëve: Të zgjedhurit e popullit duhet ta ruajnë kuletën e shtetit

17:47 | 4 Shkurt 2022
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  është deklaruar rreth shpenzimeve të disa deputetëve që u publikuan në media.

Kurti duke folur rreth çështjes së mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit, për deputetët që nuk jetojnë në Prishtinë, tha se e kupton indinjatën e qytetarëve, por sipas tij është i padrejtë piketimi i një deputetit të veçantë në lidhje me këto shpenzime.

Kurti tha se të tilla shpenzime ka pasur më shumë se një dekadë, shkruan arbresh.info.

“Shefja e GP të LVV-së ka bërë të ditur se të gjithë deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht nga kompensimi i tillë dhe ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit rishikimin e ëktij vendimi. E kuptoj që shpenzimet e tilla mund të kenë qenë nga Kuvendet e kaluara, sidoqoftë këto pagesa duhet rregulluar dhe Kuvendi duhet të merr veprime për të ndryshuar rregulloret e kompensimit për deputetët. E kuptoj plotësisht indinjatën e qytetarëve për këto shpenzime, por në të njëjtën kohë është e padrejtë piketimi i ndonjë deputeti të veçantë, ose deputeteje të veçantë për një vendim që është i vitit 2011. Më shumë se një dekade, kemi pasur shpenzime të tilla”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tha se është detyrë e secilit në vend, sidomos e personave të zgjedhur dhe shërbyesve civil që ta ruajnë kuletën e shtetit.

“Ata duhet të jenë shembull për qytetarët. Si ekzekutiv, ne e kemi bërë këtë, fillimisht me vendimin për uljen e pagave për kabinetin qeveritar. Ju jeni dëshmitarë për uljen e shpenzimeve të shpenzimeve pikërisht kur janë rritur të hyrat, si nga Dogana, në administratën tatimore e nga ekspertët e shtuara e investimet e huaja të rritura. Prandaj, besoj që deputetët e zgjedhur nga populli duhet të jenë shembull për të gjithë dhe qytetarët presin edhe më shumë edhe më mirë prej tyre”, tha Kurti në konferencën për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme