Kurti deklarohet pas takimit me Borrellin: S’duhet t’i vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme

12:59 | 11 Nëntor 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim të ri në Twitter për takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Paris.

Kurti shkroi se nuk duhet vonuar bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, teksa kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Përpara samitit të sotëm në Paris, jam takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar Propozimin e Brukselit të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne nuk duhet të vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme pasi trajtojmë çështjet aktuale”, ka shkruar Kurti. /arbresh.info/

lexo edhe:

Kurti pas takimit me Borrell dhe Lajčák: Kosova ka treguar vendosmëri për sigurinë në vend

Kurti takon Borrellin në Paris

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme