Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi se kriza e energjisë do të zgjasë edhe pas dimrit.
Krejt kjo sipas tij, bazuar në çmimet e tanishme të tregut të energjisë, shkruan arbresh.info.
“Çmimet e tanishme të tregut të energjisë elektrike tregojnë se kriza do të zgjatë shumë përtej dimrit dhe është dilemë që ne si qeveri jemi duke u përballë”, tha Kurti.
Kryeministri dha detaje për ndarjen e 75 milionë eurove për subvencionimin e familjeve që konsumojnë deri në 600 Kwh energji elektrike si dhe bizneset.
“Qeveria ka vënë në dispozicion një subvencion për sektorin e energjisë elektrike deri në 75 milionë euro, për të siguruar që për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 600 Kwh energji elektrike në muaj, si dhe të gjithë konsumatorët biznesor të mos ketë rritje të tarifës”, u shpreh Kurti.
Masat që Qeveria i ka në dispozicion, sipas tij, nuk mund tu japin zgjidhje problemeve të krijuara me dekada.
Kurti pohon se është i vetëdijshëm që çmimi i propozuar nga ZRE është barrë e rëndë për qytetarët e vendit, port që vendimi i këtij rregullatori nuk mund të ndikohet nga qeveria./arbresh.info/
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...