Është e turpshme se si nuk është rritur trysnia te Serbia për të gjetur familjarët e zhdukur gjatë luftës, ka thënë Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Në seancën e cila po mbahet për nder të ditës së të pagjeturve, Kurti ka thënë së edhe pas 19 vite nga përfundimi i luftës gjendemi në një situatë të turpshme, raporton Arbresh.info.
“Është e turpshme sepse pak është bërë për të rritur trysnin tek Serbia për të gjetur të pagjeturit. Edhe lojërat e pushtetarëve të Serbisë nuk kanë treguar seriozitet për të hulumtuar rastet e të pagjeturve .19 vjet pas luftës edhe 1600 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. Sot në këtë seancë do dukemi të gjithë serioz, e të përkushtuar, por si të kryhet seanca do të kthehet secili në përditshmërinë e vet. Mungon e vërteta për ta, janë të gjallë apo të vdekur, nëse janë vrarë ku janë apo trupat e tyre janë djegur. Dikur, ktheheshim nga Serbia dhjetëra thasë të eshtrave. Dikur, sepse sot ka ngecur gjithçka sa i përket fatit të pagjeturve.Çështja e të zhdukurve e bënë të pamundur përfundimin e konfliktit dhe pajtimit me Serbin”.
Kurti tuje ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, po e harrojnë te kaluarën e vendit./arbresh.info/
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për...
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...