Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sot para nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në.
Kurti deklaroi se sot është një ditë historike për Kosovën dhe Amerikën.
“Është një ditë historike për Kosovën dhe ShBA-në, sinjalizon partneritetin për qëllime të përbashkëta”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Ai theksoi se ky program është esencial, duke punuar intesivisht për të garantuar një furnizim me energji që është i përballuar për të gjithë.
“Strategjia jonë e energjisë shkruan rrugën tonë drejtë një të ardhme të dekarbonizuar. Ky program kompakti është esencial, jemi duke punuar intensivisht për të garantuar një furnizim me energji që është i përballuar për të gjithë”, u shpreh tutje Kurti.
Tutje ai tha se marrëveshja do t’i prezantohet Parlamentit për ratifikim që nesër.
“Nuk do jemi për të ballafaquar për opozitën por edhe ata nuk do të jenë shumë të kënaqur që nuk do jemi atje”, shtoi Kurti.
Kosova përfiton 236.7 milionë dollarë për stabilitet në energji përmes kësaj marrëveshje.
LEXI EDHE
Albright: Mezi pres të punojë me të gjithë ju për një të ardhme të ndritshme – Arbresh.info
Kosova dhe MCC-ja nënshkruajnë programin për sektorin e energjisë – Arbresh.info
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...