Google ADS

Kurti: Çdo kush që ka besim tek misioni i mësuesit ka besim tek atdheu i vetë

14:55 | 7 Mars 2024
E.G

Kryeminsistri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në manifestimin për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit në Biblotekën Kombëatre “Pjetër Bogdani”.

Në fjalën e tij, Kurti tha se dashuria per dije është shtylla e funksionit, shkruan Arbresh.info.

Ai shtoi se për mësuesin nuk kthemi se ai kryen për një mision por kryen një funksion.

“Mësimdhënia bëjnë lidhjen mes moshave shkolla ëahtë vendi. Brezi i ri ka nevoj për edukim , shkolla është një institucion i lashtë i njërzimit”, tha ai.

Shefi i qeverisë deklaroi se shkolla lidh të shkuarën dhe ardhmen.

“Pedagogjia është art dhe dije. Mësuesi është ai që kryen edhe nxitje e imagjinatës aftësin për të nxitur çdo informacion, mësuesi zgjon mendjen dhe i ushqen ato me vlera. Mësuesi zgjon dhe e bënë të zgjuar mësuesin e vetë. Sipas Platonit një mësues i mirë është ai që nxjerr në pah nxënësit e vetë.”, tha mes të tjerash Kurti.

Ndër të tjera, Kurti u shpreh se mësuesi është shtylla në mes besimit dhe talentit dhe hap burimin e dijes.

“Mësuesi është shtylla në mes autoktonisë dhe dijes botërore. Ajo shoqëri që ka mësues të mirë është ajo liri që ka nxënës të garantuar. Çdo kush që ka besim tek misioni i mësuesit ka besim tek atdheu i vetë.”, u shpreh Kurti.

“Nuk ka dije të tepërt dhe nuk ka autoktoni të mangët për dijetarët.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme