Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës “Gratë për Vetëvendosje`. Aty, lideri i partisë, Albin Kurti njëherësh kryeministër, ka theksuar se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet.
“Për herë të parë kemi prezantuar shtesat për 410 mijë fëmijë dhe për 60 mijë lehona. Për herë të parë ka kaq shumë vajzë dhe gra të punësuara. Ne jemi votuar nga gratë për shkak se përfaqësojmë këtë bindje. Gratë nuk duhet të diskutojnë vetëm në çështje gjinore por edhe politike, ekonomike, në çdo temë të përfshihen edhe gratë. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për të përgatitur për zgjedhje se sa tani, nuk kemi pasur përkrahje se sa tani, mund të krenohemi për përparimet që ka bërë Kosova”, ka thënë Kurti.
Kurti ka theksuar se roli i shtetit është dhe ka qenë aktiv në mbrojte të grave, që padrejtësisht konsiderohen me pak të rëndësishme./rtk
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...