Google ADS

Kurti: Çdo cep i Prizrenit është përplot histori e trashëgimi

09:19 | 1 Korrik 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për vizitë në Prizren.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar për vizitën që bëri në këtë qytet.

“Vizitën në këtë qytet e nisëm në Këshillin e Bashkësisë Islame, ku i shprehëm urimet për festën e Bajramit. Vazhduam me vizitat në monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit, aty ku mozaiku i pasur e i shumëllojshëm kulturor plotësohet me harmoninë e përkryer ndërmjet krijimtarisë artistike të dorës së njeriut, bukurive natyrore dhe traditës shpirtërore. Nga lokaliteti arkeologjik në zemër të qendrës historike, ku pasqyrohet lashtësia mijëravjeçare e qytetit, në Hamamin shumëshekullor i cili është shndërruar në një nga simbolet shpirtërore të qytetit. Për të vazhduar më pas në Katedralen e vjetër ku lexojmë me lehtësi shtresat shumë shekullore të zhvillimit të qytetit të lashtë”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti tha se përmes programit qeverisës kanë zhvilluar projekte të shumta të restaurimit, ndërsa funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është hapi i tyre i radhës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme