Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se buxheti për vitin 2025 pritet të arrijë në 3.6 miliardë euro. Kjo deklaratë u bë gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku një nga pikat kryesore ishte shqyrtimi i Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.
Kurti theksoi se janë ndarë 105 milionë euro për nevojat e shëndetësisë, me fokus në sigurimin e barnave esenciale, ndërsa 87 milionë euro do të përdoren për nevoja të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë municion dhe pajisje që do t’i ndihmojnë policisë dhe ushtrisë në përmbushjen e detyrave të tyre me efikasitet.
Ai gjithashtu beri të ditur se 930 milionë euro për investime infrastrukturore dhe 60 milionë euro për skemat e ndihmës për fëmijë.
Kurti tha se po vazhdojnë edhe mbështetja për bujqit me subvencione dhe grande.
“Për investime infrastrukturore janë ndarë 930 milion euro për ndërtimit të hekurudhave, rrugëve e autostradave. Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesë veriore të vendit. Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komunat”, tha Kurti./Arbresh.info
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...