Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për sektorin e ekonomisë duke thënë se Bruto Produkti Vendor i Kosovës kur erdhën në qeverisje ishte më pak se 6.8 miliardë euro, e në vitin që vjen do t’i kalojë 10 miliardë euro.
Sipas tij, për katër vjet do t’i bije që BPV është rritur për gati 50%, shkruan Arbresh.info.
Tutje kryeministri Kurti deklaroi se buxheti i shtetit në vitin 2024 pritet do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
“Buxheti i shtetit në 2024-shin do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, apo gati buxheti vjetor i shtetit, sa 1/3 e BPV të Kosovës.”, tha Kurti.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë tha se janë dyfishuar si investimet e huaja ashtu edhe eksportet.
“226 ndërmarrje vendore i kemi ndihmuar për promovimin ndërkombëtar të prodhimeve e shërbimeve që ato ofrojnë duke i dërguar në plot 33 panaire ndërkombëtare. Për të rinjtë e talentuar dhe kompanitë e reja, që njihen më shumë si “start up”, kemi mbështetur me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, një hapësirë ndër më modernet në rajonin tonë. Ndërkaq, me 2.5 milionë euro kemi ndërtuar infrastrukturë në mbështetje të bizneseve në parqet industriale të Vushtrrisë, Suharekës, Vitisë dhe Lipjanit.”, deklaroi mes të tjerash kryeministri.
Kryeministri Kurti po ashtu përmendi edhe marrëveshjen e nënshkruar me BE-në për përfshirjen e Kosovës në programin e Tregut të Përbashkët Evropian.
“Ky program me vlerë 4.2 miliardë euro për periudhën 2021-2027 i dedikohet organizatave e bizneseve, me qëllim fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Ndërkohë, kemi filluar negociatat për marrëveshje të tregtisë së lirë me Zvicrën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Islandën dhe EFTA-n. Kjo do të favorizojë eksportet e prodhimit kosovar, por edhe rritjen e cilësisë së prodhimit e rritjen e rrogave në sektorin privat.”, shtoi ai.
Ai vlerësoi se ekonomia sot është gjithnjë e më shumë e digjitalizuar, dhe në këtë aspekt nuk mbetet pas Kosova.
“Sot, mbi 150 shërbime ofrohen në e-Kosova, aty përfshihen certifikatat e gjendjes civile, ato të pronës, gjobat e trafikut e obligimet tatimore, regjistrimet e veturave, aplikimet për shtesa e për benefite të ndryshme, dhe shumë të tjera. Pra, fare lehtë, nga telefoni, secili prej jush e të gjithë qytetarët, mund të mbarosh punë pa patur nevojë të humbësh kohë në zyra e në radhë të gjata. Avancimi në rrafshin e digjitalizimit ndihmon individët dhe bizneset e Kosovës, e rrit transparencën dhe e asgjëson mundësinë për ryshfet.”, tha kreu i qeverisë.
Siç thotë Kurti, kjo është vlerësuar edhe nga Banka Botërore, e cila e ka ngritur Kosovën në vlerësimin e saj nga kategoria C, në kategorinë B, sa i përket fokusimit në qeverisjen digjitale.
Kryeministri Kurti premtoi investim 49 milionësh për e-qeverisje ashtu si dhe 9.8 milionë për forcimin e sigurisë kibernetike.
“Në vitet 2023-2027 ne do të investojmë 48 milionë euro në strategjinë për e-qeverisje, e veç këtyre do të investojmë edhe 9.8 milionë euro për forcimin e sigurisë kibernetike, si interes e siguri kombëtare. “, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...