Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka miratuar buxhetin për vitin 2024.
Buxheti për vitin 2024 është miratuar të jetë 3.3 miliardë euro.
Në fjalën e tij Kurti tha se me qeverisjen e tyre janë shtuar mbi 40 mijë vende pune.
“Në mandatin tonë tre vjeçar qeverisës iu shtuan mbi 40 mijë vende punë. I përkrahëm familjet. I mbështetëm drejtë për drejtë të rinjtë me Super Puna, as ato qeveri të kaluara nuk kanë bërë më shumë se sa qeveria jonë. Rritem të hyrat buxhetore pa e rritur asnjë masë buxhetore. Po mbledhim 1 miliardë apo 63 përqind”.
“Me qeverinë tonë për 2024 do të jenë më shumë se 240 milionë euro. Ky buxhet për 2024 do të jetë 3 miliardë e 300 milionë euro”, u shpreh Kurti.
Kurti në këtë mbledhje tha se do të vazhdojnë mbështetjen për zonat rurale.
“Buxheti për arsim do të jetë mbi 200 milionë euro më shumë. Punë dhe drejtës ka qenë sllogani ynë, drejtësisë ia kemi ndarë mbi 300 milionë euro. Do të vazhdojmë mbështetjen për zonat rurale, për investime kapitale mbi 800 milionë euro”, tha Kurti.
Kurti deklaroi se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.
“Ky buxhet është i të gjithve. Si Qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, deklaroi kryeministri Kurti./Arbresh.info
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji