Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se të hyrat nga mërgata jonë brenda një viti janë mbi 1.4 miliard dollar.
Në hapjen e tryezës “Tryeza e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”, Kurti ka ngritur lart vlerat e diasporës në zhvillimin e vendit derisa ka bërë të ditur që Qeveria ka prioritete mërgimtarët, raporton arbresh.info.
“ 43% të shtëpive në Kosovë kanë se paku një anëtar të familjes që jeton në diasporë. Remitencat e dërguara brenda një vitit nga qytetarët që jetojnë jashtë janë në vlerë mbi 1.4 miliard dollar. Kjo tregon se është mërgata jonë, ajo që ka ndikim në ekonomin tonë. Jemi duke punuar që diasporën tonë ta angazhojmë në disa mënyra. Diaspora mund të ndikoj në krijimin e ndërmarrjeve dhe duke vlerësuar se diplomacia e diaspora janë të pandashme jemi duke punuar në një strategji të re për diasporën. Kjo Qeveri, është e përkushtuar që ti adresoj të gjitha të drejtat e mërgatës sonë. Jemi duke u fokusuar në krijim e programit nacional”, ka thënë Kurti.
Në këtë tryezë po marrin pjesë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës e përfaqësues të shoqërisë civile./arbresh.info/
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...