Google ADS

Kurti: Brenda 3 viteve presim të kemi 7 milionë dokumente të digjitalizuara

17:21 | 23 Qershor 2024
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar për digjitalizimin e dokumenteve në Kosovë, duke ritheksuar se brenda tri viteve, në këtë proces do të përfshihen rreth 7 milionë dokumente.

“Digjitalizimi masiv i lëndës arkivore është duke u zhvilluar në Kosovë, për herë të parë. Me skanerët më të avancuar, me rezolucion të lartë tashmë të vendosur, në 3 vjet, ne presim të kemi më shumë se 7 milionë dokumente të digjitalizuara”, ka shkruar Kurti në “X”./Arbresh.info/

Të ngjashme