Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur periudhën kohore kur ishte pandemia Covid-19.
Kurti tha se Kosova ishte e vetmja në rajon që nuk kishte filluar procesin e vaksinimit.
Dhe se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, kanë siguruar 2 milionë vaksina, duke u bërë të parët ne Ballkanin perëndimor për nga shkalla e vaksinimit.
“Në përballje me covid 19 kur Kosova nuk kishte asnjë vaksinë dhe kishte mbetur e vetmja në rajon që nuk kishte filluar procesi, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sonë siguruam 2 milionë vaksina. Tetë muaj pas 60 përqind, siç kishim premtuar, dhe nga të fundit më rajon u bëmë të parët në Ballkanin perëndimor për nga shkalla e vaksinimit të popullatës”, tha Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Parashikimi i motit për sot
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat