Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonelin Ejup Maqedonci, komunikuam virtualisht me kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është duke i shërbyer paqes dhe sigurisë globale, në kuadër të operacionit shumëkombësh “Inherent Resolve”, në Lindjen e Mesme.
Kurti tha se nga oficerët dhe nënoficerët tanë, që janë duke operuar në kuadër të njësive të ushtrisë amerikane, Mentor Ibrahimi, Kreshnik Haxhiu, Dhurim Shemsedini, Hyjnor Lajqi, Mehmet Mehmeti, është njoftuar për detyrat dhe angazhimet e tyre atje.
“Ishte mbresëlënës dhe i admirueshëm motivi i lartë i ushtarakëve të FSK-së, për të përfaqësuar në nivelin më të lartë ushtrinë tonë dhe Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti, përmes një postimi në Facebook.
“Ushtarakët tanë thanë se janë krenarë me besimin që u është dhënë për të shërbyer si pjesëtarë të misionit paqeruajtës dhe u shprehën të kënaqur me mbështetjen e Qeverisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për ta”.
Më tej Kurti ka shkruar se “rastisi që sot të kishte ditëlindjen toger Dhurim Shemsedini. I urova ditëlindjen dhe i sigurova të gjithë ushtarakët se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta mbështesin misionin e tyre dhe përgatitjen e ekipeve të tjera të FSK-së, për të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë”.
“Bashkë, për një Kosovë të aftë për të kontribuar për paqe dhe siguri në botë!”, ka shkruar Kurti.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...