Kurti bisedon me emisarin britanik për takimin e 14 shtatorit

21:32 | 12 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sonte një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Sipas njoftimi, Kurti me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar bisedojnë për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel.

‘U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër.”, thuhet në njoftim.

Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.

Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt./Arbresh.info

 

Të ngjashme