Google ADS

Kurti bisedoi me Borellin, temë kryesore marrëveshja me Serbinë

18:45 | 21 Tetor 2022
Emir Abduramani

Pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale, thuhet në komunikatën për media.

Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme