Google ADS

Kurti bisedoi me Blinken: Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur

16:27 | 6 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken, me të cilin ka folur për strehimin e afganëve në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twttier, ku ka vlerësuar raportet dhe partneritetin me ShBA-në.

“Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme