Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kujtuar Betejën e Koshares e cila filloi më 9 prill të 1999 tës, brigada e cila kishte nisur nën komandën e heroit Agim Ramadani sulmoi ushtrinë e regjimit jugosllav.
“Sot kujtojmë me nderim e krenari Betejën e Koshares, e cila filloi në 9 prill 1999. Kjo betejë nisi kur Brigada 138 nën komandën e heroit Agim Ramadani sulmoi ushtrinë e regjimit jugosllav, duke hyrë në territorin e Kosovës, prej pjesës së Shqipërisë. Në atë betejë morën pjesë mijëra ushtarë, nga të gjitha trojet shqiptare, e mbi 100 prej të cilëve ranë dëshmorë duke dhanë jetën për lirinë e kombit”, ka shkruar Kurti.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka kujtuar se Beteja e Koshares ishte momenti i parë kur UÇK-ja e theu kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, kufi i cili ka qenë i vendosur dhunshëm, që në 1913 pasi që Serbia e kishte pushtoi Kosovën.
“Beteja e Koshares është momenti i parë kur UÇK-ja e theu kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, kufi i cili ka qenë i vendosur dhunshëm, që në 1913 pasi që Serbia e kishte pushtoi Kosovën. Forcat e UÇK-së sulmuan në kundërpërgjigje të terrorit dhe spastrimeve mizore që kishte nisur t’i bënte Serbia në Kosovë. Çlirimtarët tanë heroikë u mbështetën edhe nga Ushtria e Shqipërisë, si edhe nga forcat e NATO-s”, ka shkruar ai.
Kurti ka thënë se UÇK-ja është themeli i lirisë sonë.
“I përulemi me respekt të thellë kujtimit të lavdishëm të dëshmorëve e heronjve të Kombit që ranë në Koshare, por edhe veteranëve të kësaj beteje. UÇK-ja është themeli i lirisë sonë. Çdo hap shtetndërtues që e hedhim pa e kujtuar luftën çlirimtare, është hap i pasigurt”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...