Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendosi lule të freskëta në nderim të dëshmorit Agron Rrahmani, në përvjetorin e rënies së tij heroike.
U përkujtua maji i vitit 1998, kur brenda gjashtë ditësh, rezistenca e armatosur për çlirimin e Kosovës mori goditje të rënda nga humbja e Bahri Fazliut, Ilir Konushevcit dhe Agron Rrahmanit. Bahriu u vra më 7 maj, Iliri më 9 maj, kurse Agroni më 12 maj.
Sot u bënë nderime në 26 -vjetorin e rënies së Agron Rrahmanit, i cili u vra në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, më 12 maj 1998.
Për ta përkujtuar Agron Rrahmanin, Kurti bëri homazhe te varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, ku janë pranë njëri-tjetrit edhe varret e bashkëluftëtarëve.
“Lavdi dëshmorit Agron Rrahmani, i rënë për lirinë e Kosovës bashkë me shokët dëshmorë, Bahri Fazliun dhe Ilir Konushevcin”, tha Kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...