Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e tre vëllezërve Bytyqi në Yonkers, të New Yorkut.
Pas homazheve, kryeministri Kurti ka thënë se sakrifica, patriotizmi dhe humanizmi i vëllezërve Bytyqi është vlerë kombëtare mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe mbi të cilën përparon i mbarë kombi shqiptar.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përpjekje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve edhe në Ballkan edhe në mërgatë, e Batalioni “Atlantiku” është dëshmi për këtë, ka shtuar ai.
Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, të cilët ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë vrarë në Serbi nga policia serbe në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varr masiv me shqiptarë të tjerë të vrarë.
Kryeministri Kurti ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi është krim i Serbisë që ende nuk është zbardhur plotësisht.
Andaj edhe në raport me Serbinë, por edhe me faktorët ndërkombëtarë, ne vazhdimisht insistojmë dhe kërkojmë që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e drejtpërdrejtë të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen, në mënyrë që ata që sakrifikuan jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit të prehen të qetë, ka theksuar ai.
Me rastin e nderimeve te varrezat për vëllezërit Bytyqi, kryeministri Kurti ka pasur një bashkëbisedim edhe me ish-pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, pjesëtarë të së cilit ishin edhe vëllezërit Bytyqi.
Ky batalion përbëhej nga burra e gra të cilët në vitin 1999 erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për çlirim nga regjimi i Serbisë.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti te varrezat e vëllezërve Bytyqi:
Vëllezërit Bytyqi janë bij të kombit tonë. Sakrifica, patriotizmi dhe humanizmi i tyre është vlerë kombëtare mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe mbi të cilën përparon i mbarë kombi shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përpjekje e përbashkët e të gjithë shqiptarëve edhe në Ballkan edhe në mërgatë e Batalioni “Atlantiku” është dëshmi për këtë.
Por, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte gjithashtu edhe sublimim i përpjekjeve njëshekullore të shqiptarëve për çlirim, për liri, për pavarësi e për bashkim. Duke i nderuar dëshmorët e kombit, duke i nderuar vëllezërit Bytyqi, ne ia kujtojmë dhe ia përkujtojmë vetes se sa i madh ishte çmimi i lirisë, e cila i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.
Emri i vëllezërve Bytyqi nuk do të harrohet kurrë e as gjaku i tyre nuk do të shlyhet përjetë. Vrasja e tyre është krim i Serbisë që ende nuk është zbardhur plotësisht, andaj edhe në raport me Serbinë, por edhe me faktorët ndërkombëtarë, ne vazhdimisht insistojmë dhe kërkojmë që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e drejtpërdrejtë të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen, në mënyrë që ata që sakrifikuan jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit të prehen të qetë.
Përveçse duhet të përparojë kombi ynë, edhe duhet të vihet deri në fund drejtësia për ta. Lavdi vëllezërve Bytyqi dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...