Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve serbë që të mos i bojkotojnë dhe të mos largohen nga institucionet.
Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit për targat e makinave.
Ai tha se është Beogradi që ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që t’i braktisin institucionet e Kosovës.
“Asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit tonë të shkallëzuar për targat e makinave. Përkundër kësaj, Beogradi i ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që të braktisin institucionet tona. Bashkëqytetarë të mi, ju bëj thirrje që të mos bojkotoni dhe të mos largoheni nga institucionet tuaja”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
Not one incident has been registered since the implementation of our scaled decision on car plates began. In spite of this, Belgrade has incited & intimidated Kosova Serbs into abandoning our institutions. My fellow citizens, I urge you not to boycott or leave your institutions. pic.twitter.com/CTf12ofK07
— Albin Kurti (@albinkurti) November 5, 2022
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë