Kurti bën thirrje për aplikimin e qytetarëve për Çmimet e Vullnetarizimit

12:30 | 8 Shtator 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se në dhjetor të këtij viti do të ndahet çmimi për vullnetarizëm në Kosovë.

Me anë të një video mesazhi, Kurti ka thënë se në Kosovë ka shumë qytetarë që angazhohen vullnetarisht për avancimin e shoqërisë teksa mori shembull periudhën e pandeminë Covid-19, përcjell Arbresh.info.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të nominojnë të rijnë, komuna, biznese, përfaqësues nga diaspora e figura publike që janë të angazhuar në vullnetarizëm në vend për të fituar çmimin.

“Një nismë e re dhe e rëndësishme. Çmimet e vullnetarizmit në Kosovë. Një shembull të vullnetarizmit masiv në vendin tonë sigurisht e kishim gjatë pandemisë COVID-19. Aty dëshmuan shpirtin tonë solidar e vetmohues e potencialin tonë njerëzor e kolektiv. Këtë duhet ta ruajmë, mirëmbajmë e praktikojmë në aq shumë fusha të jetës së përbashkët e të progresit shoqëror. Në Kosovë ka shumë qytetar që angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë. Këto kontribute e meritojnë të promovohen e falënderohen. Çmimet e vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim. Jam shumë i lumtur të dëgjoj nga organizata “Toka” që çmimi tashmë e ka mbështetjen e mbi 50 hisedarëve në Kosovë përfshirë organizata e shoqërisë civile, institucionet si dhe korit diplomatik. Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarëve të nderuar që të nominoni të rijnë, komuna, biznese, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë. Mezi pres që të bashkohem me fituesit bë ceremoninë e ndarjes së çmimeve në dhjetor për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit”, ka thënë Kurti.

Afati për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit është 30 shtator 2024./Arbresh.info

Kliko KËTU për të nominuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme