Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të martirëve në Polac të Skenderajt.
Ai vendosi buqetë me lule në nderim të 78 viktimave civile të paarmatosura dhe 8 dëshmorëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Gjatë ofensivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në verën e vitit 1998 mbi fshatrat e Drenicës dhe veçanërisht gjatë fushatave kriminale të forcave të armatosura të Serbisë në vitin 1999, në Polac u vranë 12 persona nga lagjja Kerolli, 11 nga lagjja Kabashi, 11 nga lagjja Veliu, 11 nga lagjja Xani, 8 nga lagjja Koci, 4 nga lagjja Aliuka, 3 nga lagjja Hoti, si dhe nga lagje të tjera, shkruan Arbresh.info.
“Është shumë e rëndë, masakra, vrasja e civilëve të paarmatosur, të pambrojtur, përpjekja për t’i zhdukur gjurmët e kufomat, edhe mos të ketë drejtësi”, tha Kryeministri.
Ai ritheksoi që institucionet e drejtësisë duhet të angazhohen që urdhërdhënësit e ekzekutuesit të akuzohen, të gjykohen e të dënohen qoftë edhe në mungesë.
Në njërën anë janë punët hetimore që duhet bërë Prokuroria, tha Kryeministri, ndërsa në anën tjetër është trysnia ndërkombëtare mbi Beogradin për t’i hapur arkivat, sepse nuk janë bërë operacione pa e ditë krerët.
Ai ritheksoi se përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve krahas së qenuri obligim moral, është edhe obligim institucional, që të mos lejojmë kurrë që e vërteta të zbehet në harresë./Arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...