Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e legjislativit.
Më pas Kurti është nënshkruar në libri e zisë, raporton portali arbresh.info.
Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në lagjen “Velania”.
Katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, do të rivarrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania në Prishtinë.
Prej orës 10:00 deri në ora 11:30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Prej orës 13:00 mbahet ceremonia e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani në Prishtinë, pranë Adem Demaçit.
Aktivitetet bëhen nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 Nëntorit të këtij viti./arbresh.info/
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...