Kryeministri i Kosovës njëherish edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e subjektit të tij në Mitrovicën e Veriut.
Kurti në takim ka qenë i shoqëruar nga disa ministra dhe deputetë të partisë LVV.
Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet lokale për komunat në veri të cilat mbeten pa kryetar si shkak i dorëheqjes së Listës Serbe nga institucionet.
LVV ka prezantuar kandidatët, ndërsa Kurti ka thënë se komuna Mitrovicës së Veriut sot është vend më i sigurt sesa që ka qenë dy vite më parë.
“115 është numri i Fitores! Komuna Veriore e Mitrovicës sot është vend më i sigurt sesa që ka qenë dy vite më parë. Kjo falë vendosmërisë dhe punës serioze që ka bërë qeverisja qendrore në atë pjesë. Luftimi i krimit, korrupsionit, kontrabandës dhe bandave kriminale atje, ka dhënë rezultate të suksesshme. Nuk ka më ferma të drogës e të kriptovalutave, rrugë ilegale për kontrabandë. Ka prani të shtetit, stacione të reja të policisë që garantojnë rendin dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Tutje në njoftim thuhet se është treguar edhe se çfarë u mungon qytetarëve në atë pjesë dhe si duhen adresuar këto nevoja.
“Kësaj po i përgjigjen në komunikim të përditshëm me qytetarët katër kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që me numrin 115 do të jenë kryetarët e ri në komunën Veriore të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Erden Atiq si Kryetar i ardhshëm i komunës Veriore të Mitrovicës, Flatron Hasani si kryetar i komunës së Zubin Potokut, Fetah Peci si kryetar i Zveçanit dhe Lulëzim Hetemi i Leposaviqit, kanë mbështetjen e plotë të qytetarëve në katër komuna veriore. Përveç kësaj, ata kanë edhe mbështetjen e Kryeministrit, Albin Kurti, dhe të ministrave në kabinetin e tij, me të cilët edhe po punojnë ngushtë për t’iu përgjigjur secilës çështje të interesit dhe nevojës që kanë qytetarë në ato komuna”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...