Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.
Ai në konferencën për media ka thënë se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reformat tek ne ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se Plani i BE-së nënkupton 6 milionë euro për rajonin e Ballkanit, shkruan Arbresh.info.
“Sasia e mjeteve që merren varet nga puënt e mira që bëjmë dhe nga performance e suksesshme që e tregojmë”, tha ai.
Tutje ai bëri të ditur se Kosova do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara.
Ndërkaq, ditëve në vijim Kurti bëri të ditur se do të dorëzohet edhe lista e projekteve indikative.
“Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e Administratës Publike dhe të Menaxhimit të Financave Publike ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimit, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë ka falënderuar Bashkimit Evropian, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim .
“Takim fort i rëndësishëm i cili do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje të përshpejtuar drejt Bashkimit Evropian që është edhe qëllimi edhe fati ynë”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin