Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se kjo shkollë verore, me studentë nga 45 vende të botës, po zhvillohet me temën “Zbulimi i Diversitetit: Dija Nuk Njeh Kufij”, shkruan Arbresh.info.
Gjatë bisedës, kryeministri Kurti tha se studentët e profesorët janë pasqyra e një vendi të cilët shfaqin si duken vendet, kontinentet, dhe e ardhmja e tyre. Ai i njoftoi ata se në pothuajse tre vite e gjysmë qeverisje, arsimi i lartë është bërë pa pagesë.
“Një gjë që në të cilën është fokusuar qeveria, përkatësisht Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, janë bursat veçoi kryeministri. Ai tha se nuk ka investim më të mirë që kemi bërë sesa bursa për studentët – sidomos për gratë dhe vajzat që studiojnë në STEM – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, për çka kryeministri theksoi faktin se 50% e studentëve në universitetet e Kosovës në fushat STEM janë gra, derisa mesatarja e BE-së është 17%.”, thuhet në njoftim.
Duke i treguar tutje për shtetin e Kosovës, kryeministri Kurti i njoftoi studentët me të rejat e fundit, përfshirë vitin tonë të parë të udhëtimit pa viza në zonën Schengen, indikatorët ekononomikë, socialë dhe demokratikë, si dhe sukseset e fundit në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku fituam dy medalje, duke e ngritur në pesë numrin e medaljeveolimpike të fituara në tri olimpiada në të cilat Kosova ka qenë pjesëmarrëse.
Tutje përmendi faktin se vendi ynë dallohet për diversitetin fetar, kulturor dhe etnik. Ai shtoi se me krenari kemi dhe zbatojmë një nga Kushtetutat me mbrojtjen më të lartë të të drejtave të minoriteteve, që ndër tjerash, përfshin 10 vende të rezervuara nga 120 për minoritetet.
Studentëve kryeministri iu foli edhe për diasporën, duke e quajtur të rëndësishme dhe aktive, ku tashmë ata po kërkojnë mënyra të reja për të investuar dhe kontribuar në vendin tonë.
Në fund, Kryeministri Kurti, iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të studentëve të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit./Arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...