Pas bashkëbisedimit me bizneset nga sektori i Drurit dhe Mobiljeve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati edhe një bashkëbisedim tjetër me bizneset nga Sektori i Ushqimit dhe Pijeve për identifikimin e profileve të nevojshme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës.
Pasi i falënderoi ata për angazhimin dhe kontributin që e bëjnë përditë tash e shumë vite, tha se “është kënaqësi të diskutojnë për një çështje shumë të rëndësishme, edhe për biznesin në Kosovë dhe ekonominë, por gjithashtu edhe për qeverisjen e mirë demokratike. Një ndër projektet kryesore në ekonomi që i ka Qeveria jonë, e që do të transformojë këtë sektori është Arsimi dhe Aftësimi Profesional, përkatësisht arsimi dual, përmes së cili do të synohet që për një diplomë në shkollat tona duhet të sigurojmë një vend pune në ekonominë tonë”, tha Kurti.
Në këtë drejtim, ai nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet qeverisë edhe biznesit është i nevojshëm. Lidhja midis arsimit dhe ekonomisë sot është vendimtare se çfarë shteti, ekonomie, do të kemi në vitet në vijim të kësaj dekade dhe jo vetëm, shtoi ai.
“Sektori i pijeve dhe i ushqimit përbën fushë shumë të rëndësishme të biznesit vendor”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se “në performancën industriale, ka rezultuar që sektori i pijeve dhe i ushqimit, pastaj përpunimit të drurit e të metaleve, gomës e i plastikës, i mineraleve jometalike, i produkteve metalike dhe i metaleve bazë, por edhe sektorët, si i tekstilit, veshjeve dhe i lëkurës, janë sektorë, të cilët e bëjnë një pjesë të madhe të punësimit në Kosovë dhe që po kanë rritje nga viti në vit, nga muaji në muaj madje”, tha ai.
Më tej, kryeministri tha se sipas interesimit të shprehur nga vetë komunat dhe shkollat, në vitin shkollor 2023/2024, në 21 shkolla profesionale në 13 komuna do të ofrohen 8 profile shtesë, e ato janë: rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë, estetist.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se sektori i ushqimit dhe pijeve është kontribuesi më i madh për vende pune, veçoi edhe Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë fjalës së saj. Ajo vuri në theks se ky sektor punëson afro 12 mijë të persona. Ndërkohë që së bashku me ndërmarrësit ministrja tha se do të identifikojmë profilet e nevojshme për sektorin e ushqimeve dhe pijeve.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, duke folur rreth arsimit dual, tha se jemi duke synuar që bashkërisht të punojmë dhe sigurohemi që arsimi dual të rezultojë i suksesshëm për nxënësit, ekonominë dhe shoqërinë./Arbresh.info/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”