Kurti bashkë me Tërnavën vizitojnë xhamitë “Pirinaz” dhe “Alaudin” në Prishtinë

18:01 | 10 Mars 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me myftiun Naim Tërnava ka vizituar xhaminë “Pirinaz”, e cila ditë më parë u rifunksionalizua pas restaurimit.

Kryeministri tha se kjo xhami ka vlerë të lartë kulturore e historike dhe është një pikë e rëndësishme turistike, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, Tërnava falënderoi kryeministrin për vizitën, si dhe ministrin Çeku për mbështetjen dhe angazhimin e tij në restaurimin e objekteve fetare.

Pas xhamisë “Pirinaz”, ata vizituan edhe xhaminë “Alaudin”, e cila po ashtu iu nënshtrua procesit të restaurimit dhe është në shërbim të besimtarëve.

Me këtë rast Kurti uroi të gjithë besimtarët për muajin Ramazan, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.

“Zoti iu bëftë kabull dhe iu dëshiroj agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve në këtë muaj të shenjtë, i cili fillon me ditën nesërme”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme