Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe administratoren e USAID-it, Samantha Power, që po qëndron në Kosovë për vizitë kanë shpallë ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË.
Në një konferencë për media, Kurti fillimisht i uroi mirëseardhje Power, derisa ftoi kompani vendore e ndërkombëtare për këtë ankand.
“Tashmë është e padiskutueshme se siguria energjetike është siguri kombëtare. Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokrate, të cilëve iu leverdis varësia energjetike e Europës. Kërcënimet në rritje të ndryshimeve klimatike e bën edhe më urgjent këtë nevojë”.
Kurti falënderoi SHBA-të për ndihmën në këtë fushë derisa tha se është një aleat i fuqishëm “që janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm edhe sa i përket ndërtimit të demokracisë sonë”.
“Po jetojmë në dekadat më kritike të zhvillimit të hovshëm të energjisë derisa po ecim krah për krah me shtetet e zhvilluara perëndimore për t’iu bërë ballë këtyre zhvillimeve. Shpalljen e këtij ankandi po e bëjmë në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë kur po marrim një ndër hapat kryesorë drejt tranzicionit të gjelbër dhe drejt investimeve më të mëdha në sektorin tonë të energjisë ndër dekada”. /Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...