Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjitha gratë kosovare në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Sipas tij, këtë vit është bërë një hap para, pasi për herë të parë në institucione ka pjesëmarrëse të madhe të grave.
“Këtë vit e kemi bërë një hap para. Për herë të parë në institucione të vendit ka pjesëmarrje më të madhe të grave. Sigurisht që nuk është e mjaftueshme. Barazia gjinore nuk duhet të jetë vetëm në ligje e rregullore të cilat mbesin tekste në letër, por pjesë e përditshme e jetës praktike e të gjithë neve”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Dita ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është dita e cila na e përkujton që për çdo ditë ka shkelje të të drejtave, ka shfrytëzim të gruas.
Këtë vit e kemi bërë një hap para. Për herë të parë në institucione të vendit ka pjesëmarrje më të madhe të grave. Sigurisht që nuk është e mjaftueshme. Barazia gjinore nuk duhet të jetë vetëm në ligje e rregullore të cilat mbesin tekste në letër, por pjesë e përditshme e jetës praktike e të gjithë neve.
Të drejtat, e kuotat që predikohen nga lart, s’i bëjnë kurrë njerëz (të barabartë) ata që mjerimi e papunësia i redukton ku më pak e ku më shumë në nocione biologjike, meshkuj e femra. Premisa e emancipimit është mundësia për punësim dhe drejtësia e garantuar. Emancipimi nuk duhet të jetë vetëm i grave për gratë, por edhe i burrave për gratë. Dhe, duhet të filloj qysh me edukimin e hershëm të fëmijëve për barazinë gjinore.
Jo vetëm te ne, mbase sidomos te ne, gratë janë më punëtore, punojnë më shumë, por ja që kanë më pak vende pune. Kjo është një padrejtësi e madhe shoqërore në Republikën e Kosovës. Me qeverisjen e re, me ndryshimet që janë bërë me 6 tetor dhe me 3 shkurt, ne e kemi shansin që këtë ta përmirësojmë edhe në mënyrë institucionale e legjislative, por gjithashtu edhe me shembullin tonë të përditshëm.
Urime 8 Marsin! /arbresh.info
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen