Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se asnjë shtet i rajonit po edhe në botë nuk e ka një mërgatë sa kjo e jona kaq të lidhur me vendin e vet.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se mërgata ndihmoi në çlirimin nga okupatori e poashtu edhe në shtetndërtim, shkruan Arbresh.info.
Në postimin e tij, Kurti ka publikuar edhe disa fotografi të takimit me bashkëatdhetarët një ditë më parë në Prishtinë.
“Mërgata jonë është ndryshe prej mërgatave që kanë shtetet e tjera të rajonit e të botës. Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova. Ndjenja jonë e përkatësisë është e fuqishme sepse historia jonë është e tillë. Mërgata jonë e ndihmoi si çlirimin nga okupatori ashtu edhe shtetndërtimin, zhvillimin demokratik dhe paqen.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor