Kurti: Asnjë prej krerëve shtetërorë nuk mund ta ndalojë qarkullimin e shqiptarëve

21:10 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Në ekspozitën e shkrimtarit dhe analistit shqiptar Fatos Lubonja, “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, fotografi të refugjatëve kosovarë në Kukës gjatë vitit 1999, ka marrë pjesë edhe lideri i Vetevndosjes, Albin Kurti.

Ai me këtë rast ka thënë se përderisa Kosova dhe Shqipëria do të jenë të ndara, vështirë se do t’i zgjedhin problemet që i kanë.

Madje nga Kukësi nuk ka lënë pa prekur edhe punën e taksës së rrugës së Kombit. Kurti ka konjuar Edi Ramën, duke thënë se askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët të shkojnë në Shqipëri.

“Asnjë prej krerëve shtetërorë nuk mund t’i ndalojë qytetarët të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Popujt tanë janë të varfër dhe tarifa është e lartë. Pra është dashur që kjo tarifë të paguhet më pak”, ka thënë Kurti, në Kukës.

Njëjtë si Kurti mendon edhe Fatos Lubonja.

Siç raporton ekipi i T7, i cili ndoqi këtë ngjarje, Lubonja ka deklaruar se shteti shqiptar është shumë i dobët, dhe kjo për shkak ta paaftësisë për tu bashkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme