Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës , Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Kosovës, znj. Igballe Rugova, Besnik Leka dhe Adelina Berisha.
Igballe Rugova përgëzoi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re. Ajo shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e çështjes gjinore në vend. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më fuqishëm me Agjencinë për Barazi Gjinore, e cila ekziston si akter institucional në Zyrën e Kryeministrit. Gratë janë gjysma e pashprehur e popullsisë prandaj angazhimi i institucioneve për gratë është i domosdoshëm, njofton arbresh.info
Në anën tjetër kryeministri Kurti, falënderoi për urimet dhe për bashkëpunimin e propozuar RrGK-së për trajtimin e çështjes gjinore. Kryeministri ritheksoi se barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore. Asnjë element i programit qeverisës nuk mund të jetë i mundur pa pjesëmarrjen e plotë të gruas në proces. Dhe kjo pjesëmarrje, nga ana e vet, nuk është e mundur pa koordinimin e përbashkët në këtë drejtim.
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës